75 Mall Live Search
11:56 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

Goditet rëndë një këmbësor te zebra, në lagjen “Dardania”

Para pak minutash në lagjen ”Dardania“, është goditur rëndë një qytetar tek vijat e këmbësorëve.

Në vendin e ngjarjes, rastësisht ka qenë rreshteri Xhevdet Derguti, polic i Kosovës, i cili i ka dhënë ndihmën e parë, pasi personi është ngulfatur, dhe ka qenë pa frymëmarrje.

”Aksidenti ka ndodhur në Lagjen Dardania, rastësisht kam qenë këndej pari. Personi rreth të 30-ave është goditur rëndë, kam intervenuar edhe me frymëmarrje“, ka thënë shkurt ai për Indeksonline.

Pas kësaj, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe policia e Kosovës. /Indeksonline/