Goditet Superliga e Kosovës, dyshohet për një futbollist të infektuar me koronavirus?

Koronavirusi si duket ka prekur edhe futbollistët e Supërligës së Kosovës.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur, gazetari I SusperSport Kosova, Arlind Sadiku, transmeton IndeksOnline.
“Sipas burimeve të mia, një futbollist i Superligës sot ka dal pozitiv me koronavirus”, ka shkruar Sadiku në rrjetin social Facebook.

Mbetet të shihet nëse një gjë e tillë do të konfirmohet, ndërsa sa i përket ndërprerjes së Superligës një gjë e tillë nuk pritet të ndodh edhe në rast se konfirmohet futbollisti i infektuar me koronavirus./IndeksOnline/