75 Mall Live Search
09:43 / E Enjte, 10 Shtator 2020 / indeksADMonline

Goditi bashkëshorten disa herë me thikë në Skenderaj, sot del para gjykatës

Lëndime të rënda trupore mori një grua në Skenderaj, pasi u godit me armë të ftohtë (thikë) disa herë radhazi nga bashkëshorti i saj.

Rasti në fjalë i cili ndodhi dje, është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

Zaiti, deklaroi se rasti është trajtuar si “Tentativë vrasjeje” dhe se i dyshuari është në ndalim policor.

Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni deklaroi  për Indeksonlinen se është bërë kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarit që besohet se e ka goditur bashkëshorten disa herë radhazi me thikë.

“Është bërë kërkesa për caktim të paraburgimit dhe rasti në fjalë është cilësuar si tentativë vrasjeje. Sot pritet të mbahet seanca për caktimin e kësaj mase”, tha ai.

Ndryshe thuhet se ai goditi viktimën 10 herë radhazi me thikë në pjesën e gjoksit dhe disa pjesë të tjera të trupit./Indeksonline/