Goditi djaloshin e topave dhe u ndëshkua me të kuq, ja fjalët e çuditshme të Moyes

Trajneri i West Ham, David Moyes, ka kërkuar falje për incidentin e mbrëmshëm gjatë ndeshjes kundër Eintracht Frankfurtit, pasi që e goditi me top një djalosh që mbledh topat te skuadra gjermane.
West Hami pësoi humbje 2:1 në takimin e parë si vendas, kurse në ndeshjen e kthimit u mposht me rezultat minimal 1:0, ku ishte me një lojtar më pak në fushë pas ndëshkimit me të kuq të Aaron Cresswell në minutën e 19’.
Po ashtu, trajneri Moyes u ndëshkua me karton të kuq pasi që goditi me top një djalosh të topave të Frankfurtit, pasi që ishte i nervozuar me humbjen e kohës nga skuadra gjermane.
“Unë duhet të kërkoj falje që e kam goditur me top djaloshin e topave. Por ishte vollej goditje e bukur nga unë, por kërkoj falje për këtë gjë. Ishte ndeshje e madhe për ne dhe ne u munduam të fitojmë”, tha Moyes.
Ndërkaq, më poshtë mund ta gjeni momentin kur Moyes godet djaloshin e topave të Frankfurtit.
Classy behaviour from an adult after almost taking a ball boy’s head off.
— Sacha Pisani (@Sachk0) May 6, 2022
Moyes: “I have to apologise for kicking the ball but the ball boy left it short and it was nicely on the volley for me”
pic.twitter.com/ylNKEUXNyk