Goditi komedianin, Will Smith rrezikon t’i mirret çmimi “Oscar”

Academia e Arteve dhe Shkencave të filmit e cila është organizata pas çmimeve Oscar, po përgjigjet pas përleshjes mes Will Smith dhe Chris Rock.
Chris bëri një shaka për gruan e Will, Jada Pinkett Smith gjatë prezantimit, gjë e cila e bëri të hidhej në skenë dhe të godiste me shuplakë komedianin, transmeton Indeksonline.

LAPD ka bërë një koment mbi sulmin dhe nëse do të ketë akuza ndaj Will.
Akademia po flet mes thashethemeve së Oscari i Will-it mund t’i hiqet.

New York Post raporton se Will-it mund ti kërkohet të dorëzojë çmimin e aktorit më të mirë pas ngjarjes.
Akademia lëshoi një deklaratë të dielën vonë në mbrëmje në të cilën ata dënuan dhunën, por nuk thanë asgjë tjetër.

“Akademia nuk e pranon dhunën e asnjë forme”, thuhej në deklaratë. “Sonte ne jemi të lumtur të festojmë fituesit tanë të 94-të të çmimeve Oscar, të cilët meritojnë këtë moment njohjeje nga bashkëmoshatarët e tyre dhe dashamirësit e filmit në mbarë botën.”/Indeksonline/
The Academy does not condone violence of any form.
— The Academy (@TheAcademy) March 28, 2022
Tonight we are delighted to celebrate our 94th Academy Awards winners, who deserve this moment of recognition from their peers and movie lovers around the world.