75 Mall Live Search
16:36 / E Enjte, 16 Maj 2024 / Gj. Sh

Goditi me fishekzjarre portierin kundërshtar, dënohet tifozi francez

Gjatë muajit tetor, një tifoz i skuadrës së Montpellier, ka goditur me fishekzjarre portirin kundërshtar të Clermont, Mory Diaw.

Gjykata Penale e Montpellier sot vendosi të dënojë dy tifozët për hedhjen e fishekzjarre drejt portierit kundërshtar, shkruan IndeksOnline.

Njëri tifozë u dënua me 6 muaj burgim, derisa tjetri me 140 orë shërbim në komunitet.

Gjithashtu, gjykata ka vendosur që këtyre dy tifozëve ti ndalohet hyrja në stadiume për 18 muaj.

Gjykata e vlerësoi dëmin financiar për klubin e futbollit Montpellier në 10788 euro dhe 4465 euro për Clermont Foot.

Megjithatë, gjykata nuk vendosi për kërkesën e klubit të Montpellier për kompensim financiar për të drejtat televizive prej afro 500 mijë eurosh pas rënies me një vend në renditje dhe e shtyu vendimin për këtë pikë për 16 shtator.

Ndeshja e 8 tetorit u ndërpre përfundimisht me skuadrën e Montpellier që kishte avantazh 4-2.

Më pastaj ndeshja u riluajt me dyer të mbyllura, ku rezultati përfundimtar, ishte 1-1./IndeksOnline/