20:35 / E Martë, 01 Gusht 2023 / MSH

Goditi me mikrofon një grua në audiencë, Cardi B mund të ketë probleme me ligjin

Një grua që thotë se u godit me mikrofon nga reperja Cardi B në një koncert në Las Vegas, ka paraqitur rast në polici, thanë autoritetet.

Reperja amerikan ishte duke performuar në Drai’s Beachclub të shtunën kur fansja e spërkati me lëng në skenë, sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale.

Cardi B, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Almanzar, u shfaq e tronditur për një moment dhe më pas hodhi mikrofonin e saj drejt kësaj gruaje në publik.

Departamenti i Policisë Metropolitane të Las Vegasit tha se një grua raportoi për këtë rast ndaj saj.

Gruaja, të cilës emri nuk iu bë i ditur, tha se “ajo u godit nga një send që u hodh nga skena” gjatë një koncerti të shtunën, tha policia në një deklaratë.

Incidenti është dokumentuar në një raport të policisë, por nuk është bërë asnjë arrestim, thanë zyrtarët.