Goditi me motoçikletë një polic, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren pasi e ka goditur me motoçikletë një zyrtar policor.
Polici ka pranuar trsjtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Fsh. Vlashnje, Prizren 17.02.2025-11:26. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me motoçikletë ka goditur zyrtarin policor. Zyrtari ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.