Goditi me shuplakë rojen e club-it, arrestohet këngëtarja e famshme

Këngëtarja e famshme amerikane, Farrah Abraham, është arrestuar të shtunën mbrëma.
E gjithë kjo erdhi pasi goditi me shuplakë një rojë të club-it në të cilin gjendej, transmeton Indeksonline.
Sipas saj, mëson TMZ, pretendon se punëtorët e sulmuan atë dhe e filmuan të gjithën sa për të dalë në media. Ajo këmbëngul se ishte e veçuar pasi dy shoqet e saj nuk u ngatërruan vetëm ajo.
Në një moment, ajo dyshohet se e goditi rojën. Askush nuk pësoi lëndime serioze.
Kujtojmë që nuk është hera e parë që Farrah arrestohet. Në vitin 2018 ajo ishte arrestuar pasi dyshohej se ka goditur një punonjës në Lounge Polo./Indeksonline/