75 Mall Live Search
09:38 / E Hënë, 16 Shtator 2024 / L K

Goditi një polic brenda stacionit, arrestohet prishtinasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Prishtinë, pasi e kishte sulmuar fizikisht një polic.

Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar i cili ishte shoqëruar në stacionin policor lidhur me një rast  dhe  ka sulmuar fizikisht, duke e goditur viktimën-zyrtarin policor, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së, përcjell IndeksOnline.