75 Mall Live Search
08:36 / E Shtunë, 28 Shkurt 2026 / F.R

Goditi për vdekje me kamion punëtori i KEK-ut në “Kosova B”, arrestohet i dyshuari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e së enjtes në Termocentrali Kosova B, ku një punëtor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në vendin e punës.

Viktima është 55-vjeçari Mixhen Sadiku, punëtor në Departamentin e Sigurisë Fizike në KEK.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 10:09 në “Kosova B”, në Obiliq. Dyshohet se i arrestuari, një mashkull kosovar, duke lëvizur mbrapa me kamion nga pakujdesia, ka goditur viktimën.

Si pasojë e goditjes, Sadiku ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore./IndeksOnline/