Goditja e biçiklistit me veturë në rrugën Prishtinë-Podujevë, deklarohet policia

Më herët në rrugën Prishtinë-Podujevë një veturë ka goditur një biçiklisti.
Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemti.
Ahmeti deklaroi se viktima ka pranuar tretmanë mjekësor.
“Sot rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Gllamnik të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.
Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një biçiklist dhe një automjet në lëvizje.
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar biçiklisti, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti për IndeksOnline.
Ahmeti ka deklaruar se aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit.