12:59 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

Policia me detaje për aksidentin në lagjen “Dardania”

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në lagjen “Dardania” ku është goditur rëndë një këmbësor.

Për këtë fillimisht raportoi IndeksOnline, ndërsa  zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka dhënë detaje për këtë aksident.

“Sot rreth orës 11:00, në rrugën “Bill Klinton”, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin kanë qenë  të përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësori. Me rastin është duke u marrë Njësiti i Trafikut”, tha Ahmeti për IndeksOnline.

Ndryshe në vendin e ngjarjes, rastësisht ka qenë rreshteri Xhevdet Derguti, polic i Kosovës, i cili i ka dhënë ndihmën e parë, pasi personi ishte ngufatur dhe ka ishte pa frymëmarrje.