10:22 / E Enjte, 01 Korrik 2021 / Blerim

‘Goditja’ e madhe e Vllaznisë, Latifi rrugës për në Shkodër

Liridon Latifi pritet të jetë transferimi më i ri i Vllaznisë së Shkodrës.

IndeksOnline mëson se futbollisti është rrugës për në Shkodër, ku edhe do të prezantohet si futbollist i klubit nga Superiorja e Shqipërisë.

Latifit i ka përfunduar kontrata me FC Pushkash Akademi dhe po shkon në Shkodër si një lojtar i lirë.

FC Sheriff

Klubi hungarez shpenzoi për blerjen e kartonit të kosovarit nga Skënderbeu katër vite më parë rreth 900 mijë euro.

Në dy kampionatet e fundit sulmuesi i krahut ka pasur pak hapësira te hungarezët, madje duke përfunduar te skuadra e dytë e Pushkash. Në vitin 2019 u huazua te kampionët e Moldavisë, Sherif Tiraspol, por edhe me këtë të fundit u aktivizua vetëm 11 ndeshje.