75 Mall Live Search
15:47 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

Goditja e radhës nga Diego Simeone, nënshkruan për 40 milionë euro me ish-lojtarin e Realit

Atletico Madrid e ka gjetur përfundimisht pasardhësin e Diego Godin. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin spanjoll, Mario Hermoso.

24 vjeçari që shkëlqeu në dy edicionet e fundit me Espanyol do të jetë futbollist i ri i Atleticos për 40 milionë euro.

Hermoso që është rritur si lojtar i Realit do të zyrtarizohet shumë shpejt te skuadra e Diego Simeones.

Hermoso pritet të jetë dyshe e mbrojtjes te Atletico Madrid së bashku me Gimenez./Indeksonline/