08:29 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Goditja fluturuese që i humbi ekuilibrin Arnold Schwarzengger , publikohet video!

‘Ylli i Terminatorit’ Arnold Schwarzengger është prezent në një ngjarje vjetore multi-sportive që zhvillohet në gjashtë kontintente.

Por përderisa po qëndronte në një sallë sportive në Afrikën Jugore një person ka goditur atë fuqishëm në pjesën e shpinës.

Momentin kur Arnold ishte duke gjiruar një sportist me telefon një person erdhi dhe realizoi një goditje fluturuese nga pjesa e prapme në drejtim të superyllit të filmit, transmeton Indeksonline.

Arnold humbi gjithë ekuilibrin e tij dhe iu desh ndihma e të tjerëve.

“Pres që të takoje shumë atletë të mëdhenj sot. Duke filluar me karate sigurisht. Të gjithë do të jenë në Snapchat-in tim”, ishte paralajmërimi i bërë nga ai përmes një video në Twitter.

Ndërsa pas shumë komenteve që iu bën, Arnold tha se nuk do të ngreh akuzë kundrejt personit që e goditi atë.

“Unë shpresoj se kjo sihte një thirrje zgjimi, që ai të marrë jetën e tij në drejtimin e duhur. Unë po përqendrohem në mijëra atlete të mëdhenj që kam takuar në ‘ArnoldSports’ në Afrika”, tha ai.

Video është bërë virale anembanë në internet e sigurisht  me shumë reagime./Indeksonline/