75 Mall Live Search
11:28 / E Diele, 16 Korrik 2023 / Gj. Sh

Goditje e dyfishtë nga Fenerbahçe

Skuadra e Fenerbahches ka arritur marrëveshje me dy futbollistë.

Bëhet fjalë për portierin kroat Dominik Livakovic dhe mesfushorin serb Dusan Tadiç, shkruan IndeksOnline.

Gazetari Fabrizio Romano, ka njoftuar se Fenerbahche ka nënshkruar marrëveshjen me Dinamo Zagrebin për një transferim ty Livakovicit prej 9 milionë eurove.

Ndërsa Dusan Tadiç ka fluturuar mbrëm drejt stambollit për të nënshkruar me gjigantin turk, pasi ka ndërprerë kontratën me Ajaxin.

Të dy këto transferime pritet të zyrtarizohen ditën e sotme./IndeksOnline/