75 Mall Live Search
13:31 / E Enjte, 30 Mars 2023 / B O

Goditje e madhe për Gjilanin, ndeshjet kryesore të sezonit do t’i luaj pa yllin e skuadrës

Albert Dabiqaj do të jetë mungesa e madhe e Gjilanit për katër javët në vazhdim.

Dabiqaj kishte lënduar ligamentet e gjurit të majtë në duelin ndaj Llapit në kuadër të Superligës dhe ai nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë skuadrën e tij në katër ndeshjet e ardhshme.

Kapiteni i Gjilanit do të mungojë edhe në gjysmëfinalen e parë në kuadër të Kupës së Kosovës, që “Skifterat” e zhvillojnë ndaj Llapit.