75 Mall Live Search
11:19 / E Martë, 28 Shkurt 2023 / B O

Goditje e radhës për Chelsean, konfirmohet lëndimi serioz për Thiago Silvan

Chelsea edhe zyrtarisht ka njoftuar lëndimin e Thiago Silvas. Mbrojtësi brazilian do të jetë jashtë fushave për 5-6 javë.

“Ai ka pësuar një dëmtim në gju dhe i është nënshtruar vlerësimit të mëtejshëm. Skanimi i konfirmuar tregon dëmtimet në ligamentet e gjurit të Thiago” thuhet në njoftimin e Chelseat.

Mbrojtësi brazilian do të humbas edhe ndeshjen me Borusia Dortmundin si dhe disa ndeshje të rëndësishme në Premierligë./Indeksonline/