11:07 / E Diele, 13 Qershor 2021 / OSH

Goditje e rëndë për Portugalinë, Cancelo rezulton pozitiv në testin për Covid 19, humbet Kampionatin Evropian

Ylli i Portugalisë, Joao Cancelo ka rezultuar pozitiv me Covid 19, raportojnë mediat botërore.

Si shkak i kësaj, Cancelo nuk do të mund të ndihmoj kombëtaren e tij në Kampionat Evropian, transmeton Indeksonline.

Siç raportohet, mbrojtësi i MIlan, Diogo Dalot do ta zëvendësoj atë në kombëtare.

Portugali ndeshjen e parë do ta luaj të martën kundër Hungarisë nga ora 18:00./Indeksonline/