“Goditje e rëndë” për Superligën Evropiane, Werder Bremeni i Rashicës refuzon të marr pjesë

Skuadra e Werder Bremen nuk është e interesuar të marr pjesë në Superligën Evropiane.
Përmes një komunikate ka dënuar ashpër veprimet e klubeve që po formojnë këtë kompeticion, transmeton Indeksonline.
“SV Werder Bremen hedh poshtë prezantimin e të ashtuquajturës Super League dhe dënon ashpër veprimet e atyre që janë përgjegjës.”
“Shpallja e një Superligës është një ofendim. Këtu dymbëdhjetë klube lënë rrugën e përbashkët të komunitetit evropian të futbollit. Një komunitet futbolli në të cilin ata kanë rrënjët e tyre, në të cilin zhvillimi i tyre ekonomik ishte i mundur vetëm. Klube individuale dëshirojnë të përfitojnë nga avantazhet që një komunitet futbolli ka ndihmuar të zhvillohen gjatë dekadave”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e tyre.
Në këtë ekip luan edhe ylli kosovar, Milot Rashica./Indeksonline/