75 Mall Live Search
23:48 / E Premte, 16 Qershor 2023 / MSH

Goditje me ngjyrë nga huliganët, sulm ndaj gazetarëve/ Gjithçka që ndodhi në veri

Protestuesit serbë sot kanë eskaluar situatën në Leposaviq.

Përveç se kanë kaluar përtej kordonit të vendosur nga KFOR-i, protestuesit kanë sulmuar me ngjyrë automjetin me të cilin po udhëtonte ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Grupet paralele kriminale kanë sulmuar edhe gazetarët që po raportonin atje, duke iu shkaktuar lëndime trupore disave prej tyre.

Në një video të publikuar në RTK, shihet se kameramani i mediumit publik, Bardh Bekteshi, është sulmuar nga persona të maskuar.

Gjatë u raportua se edhe një kameraman u rrëmbye pikërisht nga huliganët serbë.

Ndërkohë, këto sulme kanë bërë që të reagojnë krerët e shtetit, Ambasada Amerikane si dhe ambasadori i BE-së në Kosovë.

Sulmi është dënuar nga të gjithë, teksa është kërkuar që të shtohet siguria e gazetarëve që raportojnë nga atje.

Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.