75 Mall Live Search
09:41 / E Shtunë, 06 Dhjetor 2025 / L A

Goditje për Arsenalin, ja sa do të mungojë ylli i tyre

Gjiganti anglez, Arsenali ka marrë një goditje sa i përket lëndimeve në skuadër.

Mbrojtësi i ri spanjoll, Cristhian Mosquera kishte pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Brentfordit, të mërkurën.

Mosquera, pritet të jetë rreth 6 javë jashtë fushës së blertë që do të thotë se ka mbaruar ky vit për të.

Kujtojmë se Arsenali sot zhvillon ndeshjen ndaj Aston Villës, në “Villa Park” në orën 13:30./IndeksOnline/