75 Mall Live Search
16:13 / E Hënë, 16 Mars 2026 / L A

Goditje për Arsenalin, mungojnë Odegaard dhe Timber ndaj Leverkusenit

Arsenali po përballet me një goditje të madhe një ditë para ndeshjes së kthimit në Ligën e Kampionëve ndaj Bayer Leverkusenit.

Kjo pasi që dy yjet e skuadrës si Martin Odegaard dhe Jurrien Timber, do të mungojnë si shkak i lëndimeve të reja.

Këtë e konfirmoi edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta.

Mbetet të shihet se kë do të thërrasë spanjolli në vend të tyre, me ndeshjen që pritet të luhet nesër në “Emirates”./IndeksOnline/