Goditje për Barcelonën, Yamal mungon ndaj Valencias

Një lajm jo i mirë për Barcelonën pak para zhvillimit të ndeshjes ndaj Valencias.
Kjo pasi që talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, do të mungojë në këtë ndeshje pas disa problemeve të tij fizike.
Yamal, pritet që të mungojë edhe në ndeshjen e tyre hapëse në Ligën e Kampionëve ndaj Newcastle Unitedit.
Kujtojmë se ndeshja Barcelona-Valencia, do të zhvillohet nesër në orën 21:00 në stadiumin “Johan Cruyff”./IndeksOnline/