Goditje për Bayernin, lëndohet Neuer
Ndoshta është lajmi që asnjë tifoz i Bayernit nuk do ta dëgjojë.
Manuel Neuer, pësoi mbrëmë një lëndim në kofshën e djathtë, ndaj Werder Bremenit.
Ai u detyrua të lëshojë fushën në fillim të pjesës së dytë, ku u zëvëndësua nga Jonas Urbig.
Neuer, do të mungojë në stërvitjet me Bayernin në ditët në vazhdim dhe po ashtu ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurtit në fundjavën e ardhshme./IndeksOnline/

