Goditje për Marokun, Regragui ofron dorëheqjen
Maroku pritet të jetë pa trajnerin e saj, Walid Regragui.
Kjo pasi që trajneri marokan, ka ofruar dorëheqjen e tij nga pozita e trajnerit të Marokut, pak muaj para fillimit të Botërorit.
Federata Marokane e Futbollit, ende nuk ka pranuar kërkesën e tij.
Regragui, ka pasur sukses me Marokun ku e çoi deri në gjysmëfinale të Botërorit 2022 si dhe arriti finalen e Kupës së Afrikës 2025./IndeksOnline/

