Goditje për Unitedin, Dorgu pritet të mungojë gjatë
Një lajm i keq për Manchester Unitedin gjatë ditës së sotme.
Kjo pasi që danezi, Patrick Dorgu pësoi një lëndim në derbin e fundjavës ndaj Arsenalit, ku u detyrua të lëshojë fushën në minutën e 80-të.
Danezi, pritet të mungojë 10 javë jashtë fushës së blertë, i cili do të jetë një mungesë e madhe për “Djajtë e Kuq”.
Dorgu, ka bërë 24 paraqitje duke shënuar 3 gola dhe 3 asistime këtë sezon./IndeksOnline/

