Goditje për Unitedin, Martinez mungon ndaj Evertonit
Mbrojtësi argjentinas, Lisandro Martinez nuk po bëhet rehat me lëndime.
Këtë herë, ai do të mungojë në ndeshjen e sotme ndaj Evertonit për shkak të dhimbjeve në pulpë.
Mirëpo nuk është diçka për t’u shqetësuar për “Djajtë e Kuq”, pasi që testet mjekësore tregojnë një problem të vogël dhe ai pritet të kthehet në stërvitje këtë javë.
Ndeshja kujtojmë se luhet sonte në orën 21:00./IndeksOnline/

