Gol bombastik nga Celina, Swansea kalon tutje në FA Cup
Bersant Celina i ka ndihmuar Swansea Cityt të kalojë në mesin e 16 skuadrave më të mira të FA Cup, duke shënuar një gol në fitoren 4-1 ndaj Gillinghamit të shtunën në “Liberty Stadium”.
Rreth 25 minuta para fundit, kosovar Bersant Celina shënoi golin e tij të parë në FA Cup dhe të tretin në këtë takim për Swansean.
Për Celinën ky ishte goli i parë në FA Cup dhe i pesti në total për Swansean në 26 ndeshje deri tani këtë sezon. /IndeksOnline/
Bersant Celina ?? #Swans #eflpl pic.twitter.com/3BZYzalDwQ
— Maciej Łaszkiewicz (@MaciejunioYJB) January 26, 2019