Gol dhe asist, Arian Kabashi e nis fuqishëm te skuadra e madhe suedeze

Arian Kabashi vazhdon të jetë në superformë.
Superylli kosovar e ka nisur furishëm aventurën te skuadra e Helsingborg.
Kabashi ka rikthyer skuadrën tek fitoret me një paraqitje fantastike. Një gol dhe asist ka regjistruar futbollisti nga Istogu në udhëtimin te Sundsvall.
Kabashi duket në formë jetësore këtë sezon pasi që para se të transferohej te Helsingborg, kishte shënuar 6 gola te Dalkurd në fillim të sezonit.
Forma e tij duhet të jetë një sinjal edhe për përfaqësuesen e Kosovës dhe selektorin Giresse./Indeksonline/