75 Mall Live Search
18:16 / E Shtunë, 27 Prill 2019 / indeksADMonline

Gol dhe asist brenda dy minutave, Nuhiu i jashtëzakonshëm

Sulmuesi i Përfaqësuesës së Kosovës, Atdhe Nuhiu, ka pasur një paraqitje të jashtzakonshme në ndeshjen kundër Preston.

Sheffield Wednesday barazoi me rezultat 3:3 këtë ndeshje kundër Preston North End, mirëpo para se Atdhe Nuhiu të futej në lojë, disfata dukej e sigurt për skuadrën e kosovarit.

Megjithatë, në minutën e 67-të të ndeshjes, kur Sheffield po pësonte disfatë me rezultat 3:1, Bruce vendosi ta inkuadrojë në lojë Nuhiun në vend të Josh Onomah. Ky vendim doli të jetë i duhuri për skuadrën e Bruce, pasi që kosovari ia fitoi atij një pikë.

Fillimisht, në minutën e 76-të të ndeshjes, Nuhiu i ndihmoi skuadrës së tij që të kthehet në lojë, duke e asistuar golin e shënuar nga Fernando Forestieri, ndërsa, vetëm dy minuta më vonë, Nuhiu e shënoi edhe golin e barazimit. /IndeksOnline/