Gol dhe asist nga Jasir Asani për Gwangju

Ditën e sotme, Jasir Asani u bë protagonist në përballjen mes Gwangju dhe Daejeon që përfundoi në barazim me shifrat 2-2. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare kontribuoi në të dy golat e shënuar.
Të parin e shënoi vetë, ndërsa në golin e dytë asistoi për shokun e tij të ekipit. Pas përfundimit të takimit, Jasir Asani ka publikuar një InstaStory në profilin e tij, me dy emoji, një pistoletë bashke me një njeri të akullt.
Sulmuesi i kuqezinjve tregoi sërish sot se është një ndër kryesorët në organikën e klubit korean. Asani ka bërë mjaft mirë deri më tani në Korenë e Jugut. Në 27 ndeshje, bashkë me të sotmen, Asani ka shënuar 14 gola.