75 Mall Live Search
18:04 / E Premte, 10 Maj 2024 / Gj. Sh

Gol dhe asistim nga Bernard Berisha në Rusi (VIDEO)

Bernard Berisha ka shënuar një tjetër gol në kampionatin e Rusisë.

Futbollisti kosovar shënoi golin e dytë për Akhmat Groznyn, në fitoren 2-0 ndaj Krylya Sovetov, shkruan IndeksOnline.

Ai shënoi në minutën e 62-të, duke dribluar dy futbollistë dhe duke realizuar gol të bukur.

Përveq golit, Berisha po ashtu bëri edhe asistim te goli i parë.

Ky është goli i tretë sezonal për sulmuesin 32 vjeçar, krahas edhe pesë asistimeve me fanellen e Akhmat Groznyt./IndeksOnline/