75 Mall Live Search
22:02 / E Hënë, 06 Nëntor 2023 / C E

Gol dhe assist, Ibrahimoviqi Kosovar po shkëlqen në Serie A

Kosovari Arijon Ibrahimoviq ka folur pas ndeshjes në të cilën shënoi golin e parë në Serie A. 17-vjeçari të hënën shënoi gol dhe asistoi në fitoren 2:1 të Frosinones ndaj Empolit.

Ai është pyetur se si ndihet pas golit të parë në Serie A.

“Stadiumi thirri emrin tim. Është madhështore. Nuk është problem nëse i humb dy topa. E rëndësishme është të vazhdosh të luash”, ka thënë Ibra kosovar.

Ai është pyetur për lojtarët që i pëlqejnë.

“Ibrahimoviqi dshe Cristiano Ronaldo”, ishte përgjigjja e supertalentit.

Ai është lojtari më i ri në Top-5 ligat evropiane që ka shënuar gol dhe ka bërë asistim në ndeshjen e njëjtë në edicioni aktual.