75 Mall Live Search
19:12 / E Shtunë, 23 Mars 2019 / indeksADMonline

Gol dhe samba, Paqueta shpërblen numrin 10 te Brazili

Lojtari i Milanit, Lucas Paqueta, ka shënuar për Brazilin në ndeshjen miqësore po që zhvilohet ndaj Panamas.

Goli erdhi në minutën e 32′ të takimit, me lojtarin i cili ka shfrytëzuar një krosim fantastik të Casemiros në shtyllë të dytë dhe fluturimthi ka goditur topin.

Pas golit ai ka festuar së bashku me shokët e tij, duke kërcyer Sambën tradicionale braziliane. Ndeshja është duke u luajtur dhe deri tani rezultati është 1-1. /IndeksOnline/