75 Mall Live Search
17:28 / E Shtunë, 30 Mars 2019 / indeksADMonline

Gol dhe super asistim nga Rashica, Werder Bremen merr tri pikët e radhës

Werder Bremen ka argëtuar tri pikët e radhës në Bundesligë, duke mposhtur Mainzin me rezultat 3:1.

Protagonist edhe kësaj radhe ishte sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, i cili shënoi një gol dhe bëri një asistim.

Rashica shënoi shumë herët për vendasit, duke ndezur atmosferën në “Weserstadion” në minutën e 3-të.

Përpos golit të parë që shënoi, Milot Rashica dhuroi poashtu një asistim fantastik për partnerin e tij në sulm, Max Kruse.

Ai vendosi të mos e gjuajë vetë topin, por i la pas tre mbrojtës me super pasimin e tij që Kruse e realizoi në gol.

Pas kësaj fitore Werder Bremen renditet në vendin e nëntë në tabelë dhe është vetëm tri pikë larg vendit të gjashtë që dërgon në Europa Ligë. /IndeksOnline/