75 Mall Live Search
22:44 / E Shtunë, 14 Shkurt 2026 / Gj Sh

Gol, emocione dhe ”dramë”, Interi del fitues në ”betejën” ndaj Juventusit

Interi dhe Juventusi dhuruan një spektakël të jashtëzakonshëm në derbin italian, ku emocionet zgjatën deri në sekondat e fundit.

Në fund, Interi arriti të fitoj derbin e madh italian, me rezultat 3-2, shkruan IndeksOnline.

Zikaltërit kaluan në epërsi qysh në minutën e 17-të, fal autogolit të Andrea Cambiasos.

Nëntë minuta më pas, mbrojtësi italian përmirësoi gabimin, duke barazuar rezultatin në 1-1.

Pio Esposito riktheu epërsinë e Interit, me golin e shënuar në minutën e 76-të.

Edhe pse me një lojtar më pak, Juventusi nuk u dorëzua dhe e barazoi rezultatin me golin e Manuel Locatellit, në minutën e 83-të.

Heroi i Interit ishte Piotr Zielinski, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 90-të.

Me këtë fitore Interi shkon në kuotën e 61 pilëve, duke kryesuar tabelën e Serie A, me tetë pikë para Milanit.

Ndërsa Juventusi me 46 pikë renditet në vendin e pestë./IndeksOnline/