Gol me kokë, Kosovare Asllani shkëlqen me Suedinë

Kosovare Asllani ka shënuar një gol të bukur me kokë, sonte për Suedinë.
Asllani ka dyfishuar epërsinë e vajzave suedeze ndaj Polonisë, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja po zhvillohet në “Swissporarena” dhe është e vlefshme për fazën e grupeve për Europianin e femrave.
Asllani shënoi në minutën e 52-të, në ndeshjen e 201-të për Kombëtaren suedeze./IndeksOnline/
Sweden doubles the lead thanks to Kosovare Asllani 🇸🇪🔥 pic.twitter.com/5H46PXOzlj
— FOX Soccer (@FOXSoccer) July 8, 2025