Gol më të lehtë as në ëndërr s’do ta shënonte, protagonist Fatos Beqiraj

Fatos Beqiraj ka shënuar një gol për Malin e Zi në sfidën ndaj Gjibraltarit, e vlefshme për para-kualifikime në Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.
Sulmuesi shqiptar realizoi golin e parë në ndeshje në minutën e 26’të, shkruan IndeksOnline
Një gol që as në ëndërr më lehtë s’mund ta shënonte. 32-vjeçari arriti ta dërgonte topin në rrjetë nga një pozicion tejet i afërt me vijën e golit.
Mali i Zi po fiton me rezultat 3-1, kurse Beqiraj është zëvendësuar nga Jovetic në minutën e 46’të.
Kujtojmë që Mali i Zi të mërkuren e kishte mposhtur edhe Letonin me rezultat 2 me 1../IndeksOnline/