75 Mall Live Search
19:17 / E Shtunë, 17 Shkurt 2024 / G T

Gol në “Etihad”, Chelsea në epërsi ndaj Manchester Cityt

Skuadra e Chelseat ka shënuar golin e epërsisë ndaj Manchester Cityt, ndeshje e vlefshme për javën e 25-të në Premier League.

Golin për 0:1 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Raheem Sterling, shkruan Indeksonline

Sterling shënoi një gol tejet të bukur në minutë e 42’të, pas një asisti nga bashkëlojtari i tij, Nicolas Jackson.

Kujtojmë që Sterling në të kaluarën ka qenë pjesë e Manchester Cityt, prandaj nuk festoi golin./Indeksonline/