75 Mall Live Search
16:22 / E Shtunë, 22 Qershor 2024 / G T

Gol në Hamburg, barazohet rezultati në ndeshjen Gjeorgji – Çeki

Kombëtarja e Republikës së Çekisë ka barazuar rezultatin ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen e raundit të dytë ta fazës së grupeve në Euro 2024.

Golin për 1:1 e shënoi sulmuesi Patrick Schick në minutë e 59’të, shkruan Indeksonline

Schick shënoi një gol nga afërsia pas një tollovie në zonën e Gjerorgjisë.

Kujtojmë që goli i parë u shënua në minutën e 45’të nga Mikautazdze nga pika e bardhë e penalltisë./Indeksonline/