75 Mall Live Search
20:01 / E Diele, 12 Janar 2025 / G T

Gol në sekondat e fundit, Roma merr një pikë ndaj Bolognas

Skuadra e Romës nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen ndaj Bolognas e cila u mbyll me shifrat 2:2.

Golin në sekondat e fundit e shënoi sulmuesi, Artem Dovbyk, shkruan Indeksonline

Dovbyk shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për ta barazuar rezultatin në 2:2.

Me këtë barazim, Roma shkon në kuotën e 24 pikëve në pozitën e 10-të, kurse Bologna në kuotën e 29 pikëve në pozitën e 7-të./Indeksonline/