Gol në stilin e Barcelonës, gjenerata U13 e shkollës “Zidane” ndërtojnë një superaksion

Shumë gjenerata të reja po vijnë për të na sjellë emocione në sportin e futbollit.
Shkolla e futbollit “Zidane” në Prishtinë ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet një gol i shënuar, pas një super aksioni të ndërtuar nga gjenerata U13, shkruan Indeksonline
Aksioni fillon nga portieri, në stilin e klubit të famshëm në Spanjë, Barcelona, duke vazhduar më pas nga mbrojtja, mesfusha deri te sulmi.
Ky gol është bërë viral në rrjetet sociale, pasi ngjason me një gol të shënuar nga lojtarët profesionist.
“Portieri nis lojën me një pasim të sigurt, duke ndërtuar aksionin përmes pasimeve të sakta dhe lëvizjeve inteligjente të lojtarëve. Kulmi i aksionit arrin me një asist vendimtar dhe një finalizim të bukur, duke treguar qartë rëndësinë e bashkëpunimit dhe teknikës”, shkruhet në postimin e bërë nga faqja zyrtare e shkollës së futbollit “Zidane”.
Kujtojmë se këtë shkollë të futbollit e menaxhon ish-futbollisti i njohur në futbollin kosovar, Muhamet Dragusha./Indeksonline/