22:14 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Gol nga 50-metra, shënohet në Brazil (Video)

Futbollisti brazilian Romulo Otero do ta mbajë mend gjatë 20 nëntorin 2017, teksa ka shënuar golin e jetës me Atletico MG në Serie A të kampionatit të futbollit në Brazil. Futbollisti në fjalë ka shënuar golin e tretë në fitoren 3-0 të Atletico MG ndaj Coritiba. Ishte minuta e 30-të teksa Romulo Otero ka ngritur peshë tifozërinë vendase me golin që e shënoi thuajse nga mesfusha, por në një pozicion të prirët dhe distanca sigurisht që ishte mbi 50 metra. Për më tepër shijojeni këtë gol spktakolar në videon e mëposhtme: