GOL për 5-4, reagimi epik i Carlos

Mbrëmë u zhvillua një nga ndeshjet më të mira të këtij sezoni.
Skuadra e Evertonit eliminoi Tottenham Hotspur nga Kupa e FA, pasi e mposhti me rezultat 5-4, shkruan IndeksOnline.
Ishte anësori brazilian, Bernard ai që shënoi golin e fundit të ndeshjes – por reagimi i Carlo Ancelottit ka marr vëmendje të madhe.
I qetë, duke i fryer çajit të nxhetë – Carlo festoi golin që dërgoi skuadrën e tij në çerekfinale të FA CUP./IndeksOnline/