Gol për një pikë, “heshtet” Bernabeu… Atletico Madrid barazon rezultatin në fundin e ndeshjes
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/02/GFhjka-XQAA8tpg.jpg)
Skuadra e Ateltico Madrid ka shënuar golin e barazimit në ndeshjen ndaj Real Madrid, e vlefshme për javën e 23-të në La Liga.
Golin për 1:1 e shënoi mesfushori Marcos Llorente në minutën e fundit të ndeshjes, shkruan Indeksonline
Me këtë gol, skuadra e Cholo Simeones siguroi një pikë të madhe në “Santiago Bernabeu”.
Kujtojmë që golin e parë për Real Madridin e shënoi Brahim Diaz në minutën e 20’të.
Me këtë barazim, Real Madrid mbetët në pozitën e parë me 58 pikë, kurse Atletico Madrid në pozitën e 4-të me 48 pikë./Indeksonline/