Gol për tri pikë në derbi, Arbër Hoxha shënon në Kroaci për Dinamo Zagrebin

Skuadra e Dinamo Zagreb ka shënuar fitore të madhe 1:2 në ndeshjen ndaj Rijeka-s, rivalit të drejtpërdrejt për titull kampioni – në javën e 33-të në HNL-n e Kroacisë.
Golin e fitores për Dinamon e shënoi futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha, shkruan Indeksonline
Hoxha u inkuadrua në lojë në minutën e 87’të kur rezultati i takimit ishte 1:1 – kurse golin e realizoi vetëm pas dy minutave.
Futbollisti shqiptar shënoi golin e fitores, për ta çuar klubin e tij në pozitën e parë me 75 pikë, katër më shumë se vendi i dytë, Rijeka(71)./Indeksonline/