75 Mall Live Search
10:41 / E Diele, 31 Korrik 2022 / C E

Gol spektakolar në miqësore, mesfushori shqiptar rilind në klubin italian

Emanuele Ndoji ka lënë tërësisht pas krahëve dëmtimin dhe po rikuperon terrenin e humbur te Brescia ku u rikthye këtë verë pas një huazimi po në Serinë B. Mesfushori kuqezi është aktivizuar si titullar në miqësoret e verës nga trajneri katalan Pep Clotet dhe po justifikom më së miri besimin.

Së fundi, në miqësoren ndaj Mantovës Ndoj gjeti golin e dytë në fitoren 4-1 të Brescias, teksa shënoi me një goditje të bukur nga distanca, duke marrë edhe duartrokitjet e shokëve të skuadrës.

Në fillim të verës Ndoj refuzoi ofertën për t’u bashkuar me Tiranën, pasi donte të rifitonte pozitat e tij te Brescia, klub ku është rritur dhe ka luajtur deri në Serinë A, teksa deri tani duket në rrugën e duhur për t’u shndërruar në titullar te “dallëndyshet”.