75 Mall Live Search
11:41 / E Enjte, 30 Tetor 2025 / b l

Gola i VV-së ftesë publike për LDK-në, dega Gjakovë!

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjakovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka dërguar një ftesë për bashkëpunim Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjakovë dhe kryetarit të saj, Shefqet Shehu.

Në letrën e tij, Gola thekson se situata aktuale në komunë ka krijuar një sistem të ngurtë që për vite të tëra ndan privilegje në vend të mundësive, duke pamundësuar frymën e meritokracisë dhe lidhjen me qytetarët.

“Koha po dëshmon se qeverisja në Gjakovë është shndërruar në sistem të ngurtë që për vite të tëra ndan privilegje në vend të mundësive, duke iu shërbyer interesave të ngushta konjukturale”, shkruan Gola në letrën e tij.